Kotzias flet për kufirin: Nuk kemi arritur marrëveshje me palën shqiptare

0
145

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka folur sërish për bisedimet me palën shqiptare për përcaktimin e kufirit detar. Ai ka thënë se pala shqiptare po pret plotfuqishmërinë nga presidenti Meta duke e cilësuar këtë si një çështje të brendshme të Tiranës zyrtare. Kotzias ka sqaruar edhe njëherë se ka pasur diskutime mes palëve por ka thënë se gjithçka që është thënë për arritjen apo përcaktimin e një marrëveshje, i përket fantazisë. Ministri i jashtem grek Nikos Kotzias ka folur përsëri për marreveshjen e kufirit detar me Shqipërinë. “Presim dhënien e autorizimit nga presidenti shqiptar, kjo është një procedure institucionale e Shqipërisë“, ka thënë kreu i diplomacisë greke në deklaratën e fundit lidhur me bisedimet mes dy vendeve. Ministri i jashtëm Kotzias, në intervisten e dhënë për radion publike greke ka theksuar se mes dy vendeve ka pasur negociata por asgje nuk eshte mbyllur.”Gjithçka thuhet per pikat e marreveshjes i përket fantazisë”, ka theksuar Kotzias duke komentuar deklaratat politike dhe raportimet e medias në lidhje me marrëveshjen e kufirit detar. Së fundi Kotzias është thirrur në interpelancë nga ish-ministrja e Jashtme greke Dora Bakojanis e cila firmosi në Tiranë marrëveshjen e vitit 2009 të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare. Çështja e negociatave për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë në qendër të mediave në Tiranë dhe në athinë gjatë dy muajve të fundit. Së fundi presidenti Ilir Meta kërkoi sqarime shtesë nga ministria e jashtme në lidhje me bisedimet me palën greke para se të jepte plotfuqishmërinë për ekipin e bisedimeve të palës shqiptare.