Lajmi i fundit / Aksidenti ne durres me pasoje vdekjen

0
1154

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës, ku ka humbur jetën një 54 vjeçar.
Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale M.D, i cili ishte këmbësor. Përplasja fatale është regjistruar në Unazën Shkozet – Plepa.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.