Ministri Koka: 90 milionë euro për ujësjellësin, me fondet për ujin është abuzuar

0
518
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka zhvilluar një takim me banorët e ish-Kënetës apo e njohur tashmë si Durrësi i ri.

Pjesa më e madhe e banorëve në takim u ankuan për mungesën e ujit të pijshëm nëpër banesat e tyre prej shumë vitesh tashmë, një problem që nuk po gjen zgjidhje.

Koka u ndal në një ndër problemet më të mëdha të gjithë Durrësit, që është mungesa e furnizimit sistematik me ujë për qytetarët, si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe abuzimit me to.

‘Në ujësjellësin e Durrësit janë investuar më shumë se 90 milionë euro, i thonë 3 milionë euro për 1 kilometër. Sikur tubat të kishin qenë prej argjendi duhet të kishte mbërritur uji në çdo shtëpi. Vazhdojnë të bëhen investime gabim, sepse nuk ka njerëz të përgjegjshëm, deputetë, për t’u ulur, qofshin këto para të Bankës Botërore, qofshin grante, për t’i thënë se dhe një dhuratë kur merret, merret për të shërbyer, nuk merret për t’u keqpërdorur,’ – tha Koka ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad