Nexhmije Hoxha, mbush 97 vjeç

0
56

Nexhmije Hoxha, mbush 97 vjeç dhe pret e përcjell miq që i urojnë ditëlindjen në shtëpinë e saj, në Laprakë. Nuk duket të ketë asnjë ndryshim nga intervista e saj e fundit televizive për Rudina Xhungën, që e quajti edhe intervista e saj e lamtumirës. Pas saj, ajo vendosi të mos flasë më në ekran, duke u përshëndetur me të gjithë, në fund të intervistës, me shprehjen: “Lamtumirë, unë po pres të iki te Enveri. E kam lënë gjatë, vetëm. Por nëse kam jetuar deri tani, kam jetuar për të, duke punuar e shkruar për Enverin dhe çfarë bëri ai për Shqipërinë. Kam besim te brezat e rinj të historianëve dhe politikanëve që do e nxjerrin të vërtetën, siç ka qenë. I uroj Shqipërisë të dalë sa më shpejt nga gjendja konfliktuale, ku është futur.” Kjo intervistë është marrë në vitin 2016, por as portreti, as mendimi, nuk duket të kenë ndryshuar për Nexhmije Hoxhën.