Presidenti Meta vizitë dy ditore në Itali. Pritet nga homologu Mattarella

0
377
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i republikës së Shqipërisë Ilir Meta po zhvillon në Itali edhe vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës së re. Ai u prit nga homologu i tij italian Sergio Mattarella, në kuadrin e e kësaj vizite.

Pas interpretimit të himneve kombëtare, të dy Presidentët zhvilluan bisedimet zyrtare ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Jashtëm i Italisë, Angelino Alfano.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e gjithanshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve në 25 vitet e fundit.

Të dy Presidentët vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve e dy popujve dhe ndanë mendimin se këto marrëdhënie duhet të marrin më shumë substancë dhe të zgjerohen edhe më tej, veçanërisht në fushat e bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Në këtë drejtim u theksua interesi për një prezencë më të madhe të kompanive italiane, veçanërisht në sektorët strategjikë.

Presidenti Meta theksoi se Italia ka qenë e do të mbetet një partner i gjithanshëm dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Presidenti Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së arritjes së marrëveshjes me autoritetet italiane në fushën e sigurimeve shoqërore për shqiptarët që jetojnë në Itali, si dhe afirmimit të vlerave dhe kontributeve të tyre në rritje në jetën ekonomike, shoqërore e politike italiane.

Më vonë në orën 19:30, do të pritet në sallën e Kavalierëve në Parlamentin italian nga kryetarja e dhomës së deputetëve Laura Boldrini.

Meta do të qëndrojë për dy ditë në Itali, ku ditën e dytë do të takojë kreun e Dhomës së Senatit z. Pietro Grassi, më vonë edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar si dhe gazetarë vendas.

Zyra e shtypit e Presidencës shprehet se në qendër të takimeve do të jenë marrëdhëniet dy palëshe mes Shqipërisë e Italisë, rrugëtimi europian i vendit tonë, lufta kundër krimit të organizuar si edhe kriza e emigrantëve e rreziku nga terrorizmi.

eks-600x400

Zjarr Tv Ad