Prokurorit të Beratit i ndërpritet Vettingu, dha dorëheqjen

0
142

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpret procesin e rivlerësimit të prokurorit të Beratit, Ermir Beta pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Pas vendimit për largimin nga detyra, ai automatikisht i ndërpritet procesi i Vettingut. Vendimi u mor më 10 prill ndërsa dorëheqjen e paraqiti më 5 prill në Prokurorinë e Përgjithshme. Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Beratit, me dekret të presidentit të datës 6 nëntor 2008. Ndërkohë KPK njofton se më 17 prill zhvillohet seanca dëgjimore me Besa Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit në Shkodër.