“RAKETAT E ZGJUARA”, SHBA DHE RUSIA PARALAJMËRIME EKSTREME KUNDRA NJËRA TJETRËS

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SHBA dhe Rusia paralajmërime ekstreme kundra njëra tjetrës.  Përmes një postimi  në Twitter, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”. Në postim  Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje. “Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter. Duke reaguar ndaj njoftimit të Trumpit në “Twitter”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se sulmi me raketa do të minonte punën e inspektorëve ndërkombëtarë, që kërkojnë të ekzaminojnë vendin e sulmit të dyshuar me agjentë nervorë. “Raketat ‘e zgjuara’ duhet t’u drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë legjitime, e cila po lufton prej kohësh me terroristët”, shkruan Zakharova në Facebook. “Mos vallë ky është një truk për të shkatërruar me anë të raketave, gjurmët e sulmit kimik në mënyrë që të mos mbetet asnjë provë për t’u shqyrtuar nga inspektorët ndërkombëtarë?”, hedh dyshime Zakharova. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur mbi komentin gjatë seancës informuese me reporterët, të mërkurën, nuk përsëriti asnjë paralajmërim. Ai e përshkroi situatën në Siri si “tejet të tensionuar”, por refuzoi të specifikonte nëse Moska do t’iu përgjigjej sulmeve ajrore amerikane kundër aleatit të saj, Assad. Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valery Gerasimov deklaroi se ushtria ruse do të kundërpërgjigjet, nëse sulmet ajrore amerikane do të rrezikojnë jetët e oficerëve rusë në Siri. “Lidhur me pyetjen se çfarë do të ndodhë në rast të një sulmi ajror të këtij apo atij, së pari dëshirojmë që të gjitha palët të shmangin hapat që, as nuk janë të provokuara nga diçka në realitet dhe aq më keq, do të destabilizonin edhe më tej situatën e nderë tashmë në rajon”, tha Peskov. Ndërkohë, mbi Siri duket se ka filluar efekti i paralajmërimit të lëshuar nga “EuroControl” për të gjitha linjat ajrore, që të shmangnin fluturimet mbi hapësirën siriane.

Zjarr Tv Ad