SHPËRTHIM AFËR NJË BAZE USHTARAKE IRANIANE NË ALEPPO

0
196
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një shpërthim është regjistruar në një bazë iraniane në Aleppo të Sirisë. Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën të paktën 20 persona. Qeveria e Iranit rrëzoi pretendimet se shpërthimi është kryer nga një avion izraelit.

Një bazë ushtarake iraniane në Siri, pranë Aleppo-s, është shënjestruar nga avionë të paidentifikuar, sipas mediave siriane të raportuara nga Jerusalem Post. Baza iraniane, e vendosur në rajonin Jabal Azzan në jug të qytetit Aleppo, është më i madhi në vend. Dëshmitarë okularë raportuan se kishin parë shpërthime në atë zonë.Burime të tjera të pakonfirmuara kanë identifikuar avionët si bombardues izraelitë. Por Teherani ka mohuar lajmin dhe mediat pranë Hezbollah pohojnë se shpërthimet në vend janë shkaktuar nga plasja e eksplozivëve brenda depos. Në këtë ngjarje raportohet se të paktën 20 persona kanë humbur jetën.Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, “shpërthimi ndodhi në një zonë ku forcat iraniane, aleate të regjimit të Bashar al-Assad, janë të pranishëm pranë Brigadës së Fatimisë” të integruar nga luftëtarë të përbërë nga afganë shiitë. Ndërkohë, shkaqet e shpërthimit nuk janë të qarta dhe për këtë po zhvillohet një hetim.///

Zjarr Tv Ad