Tahiri kundër LSI-së: Për ca vota më shumë duhet të shani qeverinë

0
692
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë një takimi me banorët e Paskuqanit, ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka folur me tone të larta kundër kritikëve të qeverisë.

Në fjalën e tij Tahiri la të nënkuptuar dhe disa mesazhe që ia adresoi aleatit në qeverisje, LSI, ndërsa shtoi se për ca vota më shumë dalin në lajme dhe shajnë.

Në 18 qershor do ketë zgjedhje, duhet të shkojmë në zgjedhje të gjithë bashkë. Në fakt në 18 qershor vendosni ju, vendosin qytetarët dhe bëni gabim të mendoni se qeverisja e ardhshme vendoset në korridoret e qeverisë së madhe. Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje. Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi.

Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë. Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’. Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë. Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet.”, tha Tahiri.

Zjarr Tv Ad