“Talasemia nuk zgjedh” – Femijet solidarizohen

0
262
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fëmijët solidarizohen me njeri tjetrin .
Kështu do të përkufuzohej shkurtimisht veprimi i bukur dhe tepër human i disa fëmijëve. Edhe pse të vegjël në moshë, një grup nxënësish kanë vendosur që të perforomojnë në një shfaqje teatrore në gjuhën angleze dhe me paratë e fituara të blejnë libra për fëmijët e prekur nga talasemia.

Në vendin tonë është tepër i lartë numri i të prekurve me talasemi dhe nevojat e tyre janë të shumta, por ajo që është e rëndësishme është që ne të gjithë sadopak, mundemi tua bëjmë atyre më të bukura ditët e shtruara në spital duke i lënë ata nën shoqërinë e librave.

Një pasdite të këndshme, në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ndiheshin zërat e fëmijëve, e atyre që performonin me emocione në skenë, dhe atyre që gumëzhinin duke përsëritur rreshtat në prapaskenë. Puna e fëmijëve dukej që kishte qenë disamujore, pasi shfaqja zgjati gati 2 orë dhe në sytë e tyre ndihëej gëzimi që pak kohë më vonë do të shkonin të vizitonin bashkëmoshatarët e tyre për tiu dërguar dhuratat e tyre.
Të veshur dhe të lyer ashtu si personazhet e tyre në skenë arriten te preknin emocionalisht te gjithe ! Po ashtu shumë të kënaqur janë edhe të afërmit e fëmijëve , të cilët i kanë ndjekur ata hap pas hapi në këtë veprimtari kaq për tu vlerësuar të tyren. Femijet nje shembull per te gjithe

Zjarr Tv Ad