Tenton të therë vëllain, arrestohet nga policia

0
482
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Durrësit ka raportuar se ka arrestuar një 33-vjeçar i cili ka tentuar të therë vëllain e tij.

Sipas policisë, Arian Veteriku, 33 vjeç, teksa ka qenë në gjendje të dehur ka tentuar të vrasë me thikë, të vëllain, shtetasin me iniciale E.V 39 vjeç.

Autoritet informuan se konflikti në fjalë ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e tyre reth orëve të para të mëngjesit, ndërsa i plagosuri ndodhet në Spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve. Policia informon se edhe ai vetë ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:  Arian Veteriku 33 vjeç, banues në Durrës. Më datë 21.06.2017, rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij, shtetasin E.V. 39 vjeç. Për pasojë, I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Autori I dyshuar dhe I dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur. Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, I cili kreu veprimet para hetimore, kqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes. Materialet I kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vrasja për shkak të rrethanave familjare” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/c, 22 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad