TIRANE, BIE SUVAJA LËNDOHET MËSUESJA

0
46

Një mësuese është lënduar pasi ka rënë suvaja e tavanit teksa ajo jepte mësim në një klasë në shkollën 9 vjeçare “Osman Myderizi” Ngjarja u regjistrua në orën e dyë të mësimit, në një klasë në katin e 3-të të shkollës. Teksa mësuesja po jepte mësim është shkëputur një pjesë suvaje nga tavani dhe ka dëmtuar lehtë mësuesen., konfirmon ministria e Arsimit. Pas ngjarjes drejtoresha e shkollës ka dërguar drejt urgjencës mësuesen e klasës së 9-të, E.T për të marrë mjekimin e duhur. Drejtoresha e shkolles deklaroi se rikonstrukisoni i fundit i shkollës ishte bërë në 2004 ndërsa në vitet e mëpasme ishin bërë rikonstuksione të pjesshme. Raportohet se asnjë nga nxënësit që ndodheshin në klasë nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në rënien e suvasë ndërkohë ndërmarrja Nr.3 e Bashkisë ndodhet në shkollë për riparimin e dëmeve.