Veliaj injoron artistët që kundështojnë ndërtimin e Teatrit-Kullë: E di si përfundon ky film

0
136

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” , Veliaj tha se ky projekt i është besuar një prej arkitektëve më të mirë sot në botë dhe e ka cilësuar atë si tepër dinjitoz.

Ky projekt ka hasur shumë debat edhe shumë artistë kanë dalë kundra tij pasi akuzohet si një teatër-kullë por Veliaj shprehet se e ka parë edhe më parë “këtë film”, duke i injoruar tërësisht zërat kundër, ku përfshihët artistët më në zë të Teatrit dhe konematografisë shqiptare.

“Për mua ky është një film që unë tashmë e kam parë këto 2 vjet e gjysmë. E pashë tek këndi i lodrave, e pashë tek Pazari i Ri, e pashë tek Bulevardi i Ri, e pashë tek sheshi “Skënderbej”, kështu që unë e di si përfundon ky film. Pra, filmi fillon me një propozim të ri, që provokon, që sjell një ide të re, që disa i shtang, që disa i habit, që disa i kërcënon nga ndryshimi, se ndryshimi është e bukur si fjalë, por nuk jemi të gjithë gati të ndryshojmë. Por, kur vjen ndryshimi pastaj e përqafojmë të gjithë. Pra, në fillim ka rezistencë, ndonjëherë ka histeri. Mbaj mend këndin e lodrave deri tek Presidenti i Republikës duke protestuar. Kur shikoj disa nga personazhet që po mundohen të ngjizin një lloj histerie, disa nga këta janë të njëjtët personazhe që kanë qenë edhe në këto betejat e tjera. Ama ja ku kemi sot të paktën 4-5 shembuj, ku mbas histerisë vjen ndryshimi dhe pastaj kur vjen ndryshimi ti nuk e dallon dot kush e ka kundërshtuar, të gjithë e përqafojnë ndryshimin. Edhe teatri do ta kalojë këtë cikël”, tha Veliaj.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama prezantoi projetin e ri të “Teatrit Kombëtar”.

Para artistëve dhe artdashësve Rama u shpreh i prerë se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe kërkoi që artistët të mos protestojnë më.

Qeveria  Rama “vazhdon” me punën e tij,  dhe i qëndron besnike projketit të teatrit-kullë pavarësisht kundërshtimeve. Kjo e fundit nuk u mohua as sot nga vetë Rama i cili në fjalën e tij tha se edhe po të jetë teatër nën kullë nuk është asnjë lloj mëkati.