Vëllezërit plagosin me armë zjarri 26-vjeçarin pas një konflikti për pronën

0
813
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas një konflikti pronësie të dy vëllezërve dhe një tjetër banor të fshatit të tyre, një 26-vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Krenzë, ku vëllezrit Luan Tershalla dhe S.Tershalla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T, i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosuri ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga ka rënë Luan Tershalla, ndërsa vëllai i tij është në kërkim.

Një gëzhojë, mod. 54, është gjetur në vendngjarje dhe është sekuestruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Kukësit, në ngarkim të shtetasve të lartë përmendur, për veprat penale ”Vrasja me dashje, mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Zjarr Tv Ad