Vlore: Autobuzi perplas nje grua

0
525
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksident ne Vlore,autobusi urban demton rende nje shtetase duke e shtypur ,ne momentin,kur kjo e fundit ishte duke zbritur nga  autobusi. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e Skeles. Ne nje nga vendstacionet  e qendrimit te autobusave urban. Mesohet se nje shtetase ne momentin,kur ishte duke  zbritur, autobusi ka levizur nga vendi,duke e demtuar shtetasen,e cila eshte  rreth 50 vjec. Gruaja e demtuar eshte goditur nga rrota e autobusit urban edhe ne njeren kembe te saj,ndersa  eshte nisur me urgjence drejt spitalit rajonal te qytetit,por mesohet se nuk ka rrezik per jeten. Ne vendngjarje kane mberritur  dhe uniformat blu,te cilet kane nisur hetimet  per zbardhjen e ngjarjes,ndersa ne pyetje eshte marre drejtuesi i autobusit urban,por edhe te tjere deshmitare. Problematiklat e autobusave urban ne Vlore jane tashme te njohur,autobus qe jane jashte cdo standarti per te qarkulluar  ne  qytet dhe prodhime te viteve  80-te. Ne shume raste autobuset per shkak te konkurrences me linjat private levizin edhe tej shpejtesive te lejuara duke u bere burim aksidenti si ne rastin e fundit. Zevendesimi i autbusave aktuale,jashte standarteve  minimale eshte kerkuar te kryhet disa here,por aktualisht ne qarkullim vijojne dhe mbeten mjete qe kane mberritur  ne  Vlore prej vitit 2006,nga shteti italian ,ne gjendje te perdorur  edhe ne ate kohe.

Zjarr Tv Ad