Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka folur për ngordhjen të rreth 1 milion të pulave në Durrës.
Nga ISUV bën me dije se nuk ka një vend për t’i groposur këto pula të ngordhura dhe se po bashkëpunojnë me të gjitha institucionet e përfshira.
ISUV: Ne jemi duke ndjekur të gjithë procedurën, duhet të ndajmë dy momente, deri në 19 ka qenë laringo trakeit, dhe pas datës 19 kemi pasur gripin e shpendëve. Po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e përfshira.
Ne jemi në vijim të procesit, ne e kemi dërguar kërkesën deri në datën 7 Mars, kemi përgjigje nga një tjetër njësi e qeverisjes vendore, vendi përcaktohet prej tyre.
Aktualisht është arritur dakordësia, patjetër që është rrisk, kemi një javë që përpiqemi që të arrijmë sa më shpejt një marrëveshje.