11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore Shqiptare, mes tyre dhe një vajzë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e FA të Republikës së Shqipërisë.

“Kemi sfida të mëdha përpara veçanërisht në FA, si në drejtim të infrastrukturës, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik.

Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhawk. Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë. Ky është një bashkëpunim i suksesshëm me partnerin tonë më strategjik dhe special, SHBA dhe gjej rastin t’i falënderoj”, u shpreh ministri Peleshi, gjatë fjalës së tij.

Ministri i Mbrojtjes tha se disa pilotë janë trajnuar tashmë në SHBA për helikopterët Blackhawk, trajnim të cilin do ta kryejnë edhe trupa e pilotëve të sapodiplomuar. Z. Peleshi shprehu falenderimt për vendet aleate të NATO-s që kanë kontribuuar në rritjen e FA.

Zjarr Tv Ad