12 humbje jete në 24 orë, e “premtja e ferrit” për Shqipërinë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“E premtja e zezë” konsiderohet dita e djeshme për Shqipërinë. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima në vendin tonë, të cilët humbën jetën në rrethama tragjike.

Gjatë pasdites së djeshme dy persona ndërruan jetë në plazhin e Shëngjnit dhe të Durrësit, pasi pësuan arrest kardiak në ujë. Kjo u pasua nga ngjarja tragjike në Gramsh, ku babai me dy djemtë dhe nipin u mbytën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, të cilët shkuan për t’u larë dhe nuk u kthyen më.

Pak minuta më vonë një aksident i mori jetën një 58 vjeçari që po lëvizte me një kalë karroce, teksa u përplas nga makina në Elbasan. Ndërsa, mëngjesin e së premtes një 70 vjeçare nga Durrësi humbni jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike brenda banesës së saj.

Një 40 vjeçar, Renato Bushi humbi jetën në Himarë pasi makina që po drejtonte humbi kontrollin, duke u përmbysur në rrugë dhe për pasojë mbetën të plagosur edhe tre turistë të tjerë. Një tjetër aksident në punë i mori jetën një 45-vjeçari paraditen e djeshme në Elbasan, pasi ra nga lartësia e ndertesës ku po lyente.

Ndërkohë në Tiranë, para pak mesnate u raportua për një aksident të rëndë në Tiranë, ku një mjet tip “Range Rover”, ra në një humnerë dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 33-vjeçar Denis Çali dhe pasagjeri që po udhëtonte me të, Brusild Gjyla.

Zjarr Tv Ad