“12 milje detare do i falen Greqisë”, reagon Edi Rama: Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik

0
265
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për deklaratat e ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias për të zgjeruar ujërat e saj territorial në 12 milje detare në detin Jon. Ishte një koment në rrjete sociale që e nxiti kryeministrin të reagonte pasi i thoshte se ia fali Greqisë ujërat detar.

“Te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij, pas ngacmimit të komentuesit.

Deklarata për ujërat detare është bërë nga ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias gjatë një dëgjese në komisionet parlamentare, ku kryediplomati ishte thirrur për të shpjeguar marrëveshjet me Italinë dhe me Egjiptin.

Për marrëveshjen e nënshkruar me palën italiane opozita greke nuk ka kundërshti, por vlerësoi si të nxituar dhe kundër interesave greke marrëveshjen e arritur me Egjiptin. Por, Dendias hodhi poshtë këto akuza duke deklaruar se të dyja marrëveshjet janë të drejta dhe në interes të të gjitha palëve

Zjarr Tv Ad