Monday, May 20, 2024
Home Aktualitet Skenarët për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2020-2021 në Shqipëri

Skenarët për zhvillimin e procesit mësimor gjatë vitit shkollor 2020-2021 në Shqipëri

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Femijet-ne-shkolle-1100x620

SKENARI 1: Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës, duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qëndrueshme .

Shkollat me një turn, me numër të vogël nxënësish dhe që plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik, zhvillojnë normalisht procesin mësimor.

Në këtë rast ora mësimore është 45 minuta. Institucionet që mund ta zbatojnë këtë variant, janë kryesisht institucione të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm të ulët në zona rurale ku numri i nxënësve për klasë është jo më shumë se 20 nxënës dhe ku mund të plotësohet ruajtja e distancimit fizik dhe e rregullave të higjienës.

Në rast të kundërt klasa do të ndahet me grupe sipas rastit 1.2. Shumica e këtyre shkollave janë shkolla vartëse, janë shkolla në zona rurale dhe janë shkolla me klasa kolektive.

Në këtë variant përfshihet 90% e klasave kolektive ku numri i nxënësve është i ulët dhe mundësia për të ruajtur distancimin fizik është e pranueshme. Mësimi në këto shkolla do të zhvillohet normalisht (me orë mësimi 45 minuta dhe klasa të pandara në grupe) dhe nuk ka vështirësi në infrastrukturë apo vështirësi të lëvizjes së mësuesve.

1.2 Shkollat me një turn dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për ruajtjen e higjienës dhe të distancimit fizik:

  • ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës; ndajnë çdo klasë në dy grupe:
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15;
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.45-15.00.

1.3 Shkollat me dy turne dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik.

1.3.1  Rastet, kur në mjediset fizike zhvillon mësim një shkollë. Këto shkolla:

  • ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;
  • zhvillojnë mësimin me 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë

  • ndajnë çdo klasë në dy grupe:
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë

  • ndajnë çdo klasë në dy grupe:
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45.

Rekomandohet që klasat e ciklit fillor ta zhvillojnë mësimin paradite.

Shkolla në varësi të mjediseve që ka në dispozicion si klasa mësimore dhe në varësi të numrit të nxënësve për klasë (kur në disa klasa numri i nxënësve është i vogël dhe ruhet distancimi fizik) mund të organizojë mësimin edhe me tre turne. Kombinimet janë fleksibilitet i shkollës.

1.3.2 Rastet, kur në një mjedis fizik zhvillojnë mësim dy shkolla. Këto shkolla:

  • ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës.

Shkolla e parë zhvillon mësimin turnin e parë me dy nënturne.

  •   Ajo ndan çdo klasë në dy grupe:
  •   grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;
  • grupi dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Shkolla e dytë zhvillon mësimin turnin e dytë me dy nënturne.

  • Ajo ndan çdo klasë në dy grupe:
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45.
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45.

Në variantin 1.3, ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare.

Në skenarin e parë nuk ndryshon metodologjia e mësimit dhe vlerësimi i nxënësit, të cilat zhvillohen sipas udhëzimeve në fuqi. Për më shumë detaje, referojuni kapitullit të udhëzimeve metodike dhe kapitullit të vlerësimit të nxënësit.

SKENARI 2: Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë), duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë .

2.1.Shkollat me një turn dhe me numër të vogël nxënësish, të cilat plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik, në varësi të numrit të nxënësve mund të zhvillojnë normalisht procesin mësimor ose të kombinohen klasat si p.sh.:  në javën  tek  zhvillojnë mësim në shkollë klasat 1-3-5-7-9, ndërkohë që klasat 2-4-6-8 zhvillojnë mësimin online. Në javën çift këmbehen. Kombinimet i bën vetë shkolla duke u bazuar në kushtet specifike që ajo ka.

2.2.Shkollat me një turn dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik. Në këtë rast këto shkolla:

-ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;

-ndajnë çdo klasë në dy grupe:

Java tek

  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15 (në mjediset fizike të shkollës);
  • grupi e dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 12.30-15.45 (online);

Java çift

  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-11.15 (në mjediset fizike të shkollës);
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 12.30-15.45 (online).

Ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 7 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare ose orët mësimore shtesë mund të realizohen me mësues shtesë.

2.3.Shkollat me dy turne dhe me numër të madh nxënësish, të cilat në mënyrën normale të funksionimit të tyre nuk plotësojnë protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale për higjienën dhe për distancimin fizik:

2.3.1.Rastet, kur në mjediset fizike zhvillon mësim një shkollë. Këto shkolla:

-ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës;

-ndajnë çdo klasë në dy grupe;

-zhvillojnë mësimin me 4 nënturne.

Turni i parë:

Java tek

  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online);

Java çift

  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online).

Turni i dytë:

Java tek

  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite;

Java çift

  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite.

Në këtë rast nëse mësuesit që japin mësim në të dyja turnet, nuk janë të njëjtët atëherë oraret e nënturneve të dyta mund të afrohen.

2.3.2.Rastet, kur në mjediset fizike zhvillojnë mësim dy shkolla. Këto shkolla:

-ndërtojnë një grafik për hyrjen dhe për daljen e nxënësve që të shmanget grumbullimi i tyre, pa prekur orën e fillimit dhe të mbarimit të shkollës; -ndajnë çdo klasë në dy grupe.

Shkolla e parë e zhvillon mësimin gjatë turnit të parë, me dy nënturne:

Java tek

  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online);

Java çift

  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45 (online).

Shkolla e dytë e zhvillon mësimin gjatë turnit të dytë, me dy nënturne:

Java tek

  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite;

Java çift

  • grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45 (mjedisi fizik në shkollë);
  • grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45 (online). Në këtë rast mësimi online mund të zhvillohet edhe paradite.

Ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Koha mësimore që i shtohet çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare.

Në këtë skenar nuk ndryshon metodologjia e mësimit. Vlerësimi i nxënësit do të bëhet vetëm gjatë kohës që nxënësi është në klasë, sipas udhëzimeve që janë në fuqi. Për më shumë detaje, referojuni kapitullit të udhëzimeve metodike dhe kapitullit të vlerësimit të nxënësit.

SKENARI 3: Mësimi zhvillohet vetëm në distancë, në rast se situata e COVID-19 përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, në nivel lokal ose në nivel shkolle .

Në këtë skenar shkolla do të hartojë orarin e shkollës për mësimin në distancë. Për të lehtësuar punën e mësuesit, në komunikimin online, klasat me numër të madh nxënësish mund të ndahen me grupe ose mund të realizohet mësimi me të gjithë klasën nëse platforma online e krijon këtë mundësi.

Ora e mësimit do të jetë 25 minuta. Mësimi zhvillohet me dy orë të njëpasnjëshme. Për këtë skenar, udhëzimet për organizimin, udhëzimet metodologjike dhe udhëzimet për vlerësimin e nxënësit i gjeni në kapitujt përkatës në këtë udhëzues.

Zjarr Tv Ad