12-vjeçari mbart në kurriz shokun me aftësi të kufizuara

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai bëri çdo gjë që ishte e mundur për të mbështetur shokun e tij të ngushtë në ditët më të vështira të jetës. Një djalë me aftësi të kufizuara në Kinë, u dërgua brenda klasës për gjashtë vite falë shokut të tij, që e mbante në kurriz. Xu Bingyang, 12-vjeçar mbarti në kurriz Zhang Ze në shkollë në shi apo në diell.

Bingyang ndihmon Ze të lëvizë në klasa të ndryshme për të ndjekur orët e mësimit ose e dërgon në mensë për të ngrënë drekën.

Miqësia e bukur mes dy fëmijëve nga qyteti i Meishan  u bë virale në mediat kineze këtë muaj.

Xu, i cili është më i fortë fizikisht se Zhang, tha për gazetarët se e ndihmonte shokun e tij me shumë kënaqësi.

Ai shtoi se nuk ishte e vështirë për të mbajtur Zhang.

“Unë peshoj më shumë se 40 kg dhe Zhang Ze peshon vetëm 35 kg, prandaj nuk e kam problem,”-tha ai.

Ndërsa Zhang tha: “Xu Bingyang është shoku im më i mirë. Çdo ditë, ai studion, bisedon dhe luan me mua. E falënderoj që kujdeset për mua.”

 

Zjarr Tv Ad