15 urdhërarrestet e SPAK për aferën e Inceneratorit, Agron Shehaj: Erion Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Agron Shehaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me pesëmbëdhjetë urdhëarrestet e SPAK lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës. Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehaj shkruan se është qesharake të besosh se 100 milionë euro i vodhën drejtorët dhe punonjësit e Bashkisë.

Agron Shehaj kërkon që Erion Veliaj të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë.

“Sipas SPAK-ut kanë vjedhur rreth 100 milionë euro. Janë pasuruar dhe kanë blerë zgjedhjet. Qesharake të besosh se 100 milionë eurot i vodhën drejtorët dhe punonjësit e Bashkisë. Veliaj duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë i zhveshur nga pushteti si çdo qytetar tjetër,”-shkruan Shehaj në Facebook.

Zjarr Tv Ad