Një adoleshent nga Australia është deklaruar fajtor për piraterinë në rrjetin e Apple dhe shkarkimin e dosjeve të tij të brendshme, sipas raporteve.
16-vjeçari hyri në sistemin e gjigandit Apple shumë herë gjatë një viti nga shtëpia e tij periferike në Melburn.
Ai thotë se i ka ruajtur dokumentet në një dosje të quajtur ” hacky hack hack”.Apple insiston që asnjë informacion i klientëve nuk është komprometuar.
Por ‘The Age’ raporton se djali kishte pasur qasje në llogaritë e klientëve.
Ne mbrojmë rrjetet tona dhe kemi ekipe të përkushtuar të profesionistëve të sigurisë së informacionit që punojnë për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve,”-tha Apple për BBC. ” Në këtë rast, ekipet tona zbuluan aksesin e paautorizuar, e kontrolluan atë dhe ia raportuan incidentin forcave të ligjit.
E konsiderojmë sigurinë e të dhënave të përdoruesve tanë si një nga përgjegjësitë tona më të mëdha dhe dëshirojmë t’u sigurojmë klientëve tanë se në asnjë moment gjatë këtij incidenti nuk janë komprometuar të dhënat e tyre personale.”
Sipas deklaratave të bëra në gjykatë, gjigandi i smartphone-ve kontaktoi me FBI-në kur u kuptuan ndërhyrjen në rrjet dhe çështja iu referua Policisë Federale Australiane (AFP).
Kur AFP kontrolloi në shtëpinë e djalit zbuloi dy laptopë me numra serie që përputheshin me ato të pajisjeve që kishin hyrë në sistem. Policia konfiskoi gjithashtu një telefon celular dhe një hard drive, shkruan SOT.
Sipas raportimeve ai kishte hakuar Apple pasi ishte adhurues i kompanisë dhe ëndërronte të punonte atje.
Avokati i tij mbrojtës tha se ai ishte bërë shumë i njohur në bashkësinë ndërkombëtare të piraterisë. Emri i djalit nuk është bërë publik për arsye ligjore. Ai do të dënohet më 20 shtator.