“Kam fakte”, Spartak Braho lëshon një tjetër deklaratë ‘bombë’ për Sali Berishën

0
363
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar koalicionin mes Grupit të Rithemelimit të Sali Berishës dhe LSI, “Shtepia e Lirisë”.

Sipas Brahos, Meta nuk është një personazh publik serioz, teksa del kërcen dhe këndon në rrjetet sociale. Ndër të tjera Braho shtoi se në këtë koalicion ka gjetur tenxherja kapakun.

“Koalicionin e prisja sepse tenxherja gjeti kapatun. Ky ishte degradimi politik i Metës, një linjë që ai ka kohë që e ka shfaqur dhe arsyet janë të shumta. Ende nuk ka dalë realisht pse përfaqësuesi i hershëm i PS, drejtues i FRESSH, përfundoi në një kazanin e Sali Berishës.”.

Sa i takon ish-kryeministrit Berisha, Braho e ka konsideruar atë kriminel dhe sipas tij për këtë ka fakte.

“Politika është arti i të shtiriturit. Janë demagog. Duhet të jetë e kundërta sepse politika duhet të jetë arti i të qeverisurit.

Për Berishën kam thënë që është kriminel. Është e rëndë si akuzë por është reale sepse është e mbështetur në fakte.”– shtoi Spartak Braho.

Zjarr Tv Ad