Kushtetuesja u tërhoq për vendim, Presidenti Meta paralajmëron lëvizjet e radhës: Ky skandal shumë i rëndë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet që brenda 30 ditëve të shpallë vendimin e arsyetuar të saj për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit.

Meta ka treguar se hapat e radhës janë “padia për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese”. Ndërsa paralajmëron se do të ketë edhe një komunikim me mediat, pasi “ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore!”.

Postimi i plote i Presidentit Meta:

Sapo falënderova Bledin dhe Katrin, për përfaqësimin me dinjitet dhe profesionalizëm të Institucionit të Presidentit të Republikës. I kërkova të përgatisin menjëherë padinë për falsifikimin e provave nga Kuvendi, të depozituar në Gjykatën Kushtetuese pa asnjë lloj kërkese. Ky skandal shumë i rëndë, duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore! Takohemi shumë shpejt në një komunikim me mediat!

Zjarr Tv Ad