Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Hoxha, është shpallur fajtor për veprën penale të “drejtimit të automjetit në gjendje të parregullt” dhe si rrjedhojë është dënuar me tre muaj burg.
Alban Hoxha është dënuar me 3 muaj burgim nga Gjykata e Tiranës, por ky dënim do të pezullohet dhe do të konvertohet në 80 orë punë të detyruar në favor të bashkisë së Tiranës.
Sapo të kthehet nga Turqia, portieri i Partizanit dhe i Kombëtares së Shqipërisë do të nisë shlyerjen e këtij dënimi. Alban Hoxha u kap në gjendje të dehur më 25 nëntor, teksa ishte duke i dhënë makinës së tij. Ngjarja ndodhi një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen. Portieri e cilësoi atë një gabim dhe pranoi se do të donte të linte gjithçka pas menjëherë