E quajti plakë beqare/ Ish-banorja e “BBVA” reagon e revoltuar: Do e padisja, por më ndaluan…

0
221
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Para disa kohësh Robert Alija dhe Xhensila Pere kanë bërë një debat televiziv ku ky i fundit e quan atë një plakë beqare dhe pa zanat.

Xhensila e fyer nga ky koment është shprehur se do ngrejë një padi kundër tij. E ftuar në rubrikën “Diell apo hënë” tek “E Diell” Xhensila ka folur për këtë debat, ku shprehet se nuk e bëri padinë kundër Robert Aliaj sepse u konsultua me prindërit dhe vendosën që ta linin mënjanë këtë sherr.

“Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën vetë Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”, shprehet Xhensila Pere.

Gjatë emisionit, Xhensilës iu dha një sfidë që ta merrte në telefon Robert Aliaj dhe t’i kërkonte të konsumonin një kafe në mënyrë miqësore, por ajo nuk pranoi.

Zjarr Tv Ad