360° Gradë – BASHA RAMA I LIDHUR ME KRIMIN, BLLOKUES PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

0
405
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri i opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi takimin me demokratet e kryeqytetit per te theksuar se hapja e negociatave ka vetëm nje pengese dhe ky është kryeministri Edi Rama. Sipas Bashes, protesta e 27 janarit do te ketë edhe kete mision, te heqë pengesën e fundit për Integrimin Europian të vendit

 

Ne takimin me demokrate te deges 7-te ne Tirane , Kryedemokrati Basha tha se Kryeministri Rama dhe lidhjet e tij me krimin janë pengesa kryesore për Shqipërinë Europiane .  Edi Rama është pengesa e fundit për integrimin europian të vendit. Basha përmendi kushtin kryesor për hapjen e negociatave, që Edi Rama, sipas tij nuk po e përmbush.

Sipas tij rruga për t’i thënë ndal të keqes fillon më 27 janar, per te mos u ndalur deri ne largimin e kesaj Qeverie. 

Sipas Bashes 27 janari eshte vetëm fillimi i betejës kundër kesaj qeverie.

Zjarr Tv Ad