“43 përqind e shqiptarëve rrezikohen nga varfëria”, Ilir Meta: Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka publikuar një fakt, referuar Agjencisë Europiane të Statistikave, ku thuhet se 43 përqind e popullisë në Shqipëri, janë të rrezikuar seriozisht nga varfëria.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se ndërsa rreth gjysma e popullsisë jeton në këto kushte, kryeministri paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë.

Postimi i plotë:

Shqipëria, sipas Agjencisë Europiane të Statistikave, kryeson në kontinent me 43% të popullsisë së saj të rrezikuar seriozisht nga varfëria dhe përjashtimi social. Situata është edhe më e rëndë nëse i referohemi faktit se aktualisht 67% e shqiptarëve jetojnë sot me të ardhura nën dhe deri në 5.5 dollarë në ditë.

Laku i varfërisë shtrëngohet çdo ditë dhe më shumë nga rritja abuzive dhe e pandalshme e çmimeve, si dhe nga mungesa e paketave sociale efektive të ndihmës për çdo kategori në nevojë. Rilindja po i zhyt thellë dhe më thellë shqiptarët në pasiguri dhe varfëri, sepse qëllimi i saj është vetëm vjedhja papushim e taksave të tyre për veten, klientët dhe oligarkët e saj.

Ndërkohë që sipas Eurostat, 43% e popullsisë rrezikohet nga varfëria, Edi Rama paguan çdo ditë 80.000 euro pronarët në arrati të inceneratorëve fiktivë, “kryeveprën” e aferës së tij korruptive.

Shantazhet absurde të tij për fëmijët dhe prindërit, që të mos bëjnë shënime në librat e shkollës se do të kenë sanksione apo thirrjet për kursim të energjisë duke “shpikur” shembuj nga Zvicra se si qytetaret futen në burg për ngrohjen me kondicioner tregojnë degradimin e pashpresë të regjimit më të korruptuar në kontinent që shton shpenzimet e luksit dhe aferat korruptive në këto kohë krizash.

Shporrja e kësaj bande të korruptuar dhe të inkriminuar është e vetmja rrugë për t’u ndarë pergjithmonë me korrupsionin galopant, varfërinë në rritje dhe përjashtimin social të shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad