45-vjeçarja i jep fund jetës me fostoksinë! Ja çfarë dyshohet

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 45-vjeçare në Berat i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Raportohet se viktima me iniciale F.B., ka ndërmarrë aktin në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit.

Ajo është dërguar në spital, por pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e djeshme, është paraqitur për të marrë mjekim në spitalin rajonal të Beratit, shtetasja F. B., 45 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të depresionit, ka konsumuar Fotoksinë. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rastit.

Zjarr Tv Ad