Presidenti Republikës, Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë sëTropojës, Besnik Dushaj e të zgjedhur të pushtetit vendor, Ambasadori I Japonisë Makoto Ito, zonja Mariana Graff, deputetë, përuroi një qendër sociale në qytetin e Bajram Currit, që do të strehojë 15 familje të pastreha dhe në kushte të vështira ekonomike, gjashtë prej të cilave i përkasin komunitetit rom.
Më tej Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti veprimtarinë kulturore “Kercimet e Tropojës në UNESCO”, ku performuan grupe të ndryshme artistike dhe Ansambli i qytetit.
Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Meta theksoi: “Ardhja për mua në Tropojë është një kënaqësi, përgjegjësi dhe emocion i veçantë! Është kënaqësi sepse kam shumë lidhje e miqësi të panumërta të krijuara në kohë dhe raporte të ndryshme! Është emocion, sepse Tropoja përbën një epos plot histori dhe personalitete që i kanë dhënë shumë kombit shqiptar për larine dhe pavarësinë, për indentitetin dhe dinjitetin kombëtar, për politikën dhe diplomacinë, për arsimin dhe shkencën, për artin dhe kulturën.
Jam sot këtu për t’u përkulur me respekt e mirënjohje të veçantë ndaj veprës së Azem Hajdarit, udhëheqësit të ‘Lëvizjes Studentore’. Nuk duhet të harrojmë se dy udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Demokratike si Azem
Hajdari, ashtu edhe Sali Berisha ishin nga Tropoja. Po jo vetëm ata, edhe shumë të rinj të tjerë, edhe shumë personalitete të tjera, intelektualë si Besnik Mustafaj e shumë të tjerë, ishin pikërisht nga Tropoja.
Presidenti i Republkës vlerësoi disa personalitete të spikatura të artit, kulturës dhe gazetarisë, të zonës së Tropojës, zotin Islam Lauka; zotit Ndue Smail Ukcamaj, zotit Skënder Zeqir Dezhlani, Murat Ali Hajdarit (pas vdekjes), zotit Skënder Ram Haklaj si dhe Xhevahire Elez Gashit (pas vdekjes).