50 mijë euro gjobë biznesmenit durrsak, pamjet e arrestimeve

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Janë vënë në pranga sapo kanë marrë këstin e radhës të gjobës që i kishin vënë një biznesmeni në Durrës.

Tre persona, dy nga Kruja dhe një nga Durrësi janë prangosur nga policia gjatë operacionit të koduar ‘Gjobëvënësi’.

Arrestimet janë bënë në një biznes në Durrës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar ‘Gjobëvënësit’.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.

 

Zjarr Tv Ad