Veliu inspekton portin e Durrësit: Të ndëshkohen përsonat që shesin polica sigurimi false

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Një kontroll rigoroz të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të lëvizur në hapësirën Schengen, me qëllim parandalimin  e atyre personave që kanë për qëllim lëvizjen në vendet e BE-së për të kërkuar azil.

Mëngjesin e sotëm Drejtori i Përgjithshëm ka inspektuar Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik kanë hyrë mbi 110 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me rreth 25 mijë mjete dhe kanë dalë rreth 32 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj me rreth 9 mijë mjete.

Veliu u ka kërkuar punonjësve të policisë në sportele që të jenë të angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, gjithashtu ka porositur drejtuesit e Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, që në raste të fluksit të madh të aplikojnë procedurat e përshpejtuara, por pa lënë mënjanë kontrollin e personave apo mjeteve të dyshimta.

“Gjithashtu Veliu ka diskutuar me drejtuesit e Policisë Kufitare, që të bashkëpunohet me Policinë italiane kryesisht në Bari, për të evidentuar dhe ndëshkuar të gjithë ata persona që shesin polica sigurimi false, nisur kjo edhe nga denoncimet e shtuara të qytetarëve, të cilët kanë blerë në portin e Barit nga shtetas shqiptarë, siguracion automjetesh të falsifikuar” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia e shtetit.

Në mbyllje të inspektimit Velu ka kërkuar një vëmendje dhe kontroll të detajuar edhe në drejtim të  parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, me shërbimet doganore dhe homologët italianë.

 

Zjarr Tv Ad