Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo ka qenë e përfolur nga të gjithë, që kur ka arritur në qytetin e dashurisë, për javën e modës.

Dhe 50 vjeçarja Celine Dion, arriti të ishte në vëmendjen e të gjithëve kur mbërriti në Folies Bergere, në Paris gjatë javës së modës të premten, përcjell Bota sot.

Me veshjen e saj i kishte lënë fare pak imagjinatës dhe vëmendja më e madhe shkonte në pjesën e gjoksit, të ekspozuar pa sytjena.

Celine kishte vënë një kapele, e cila kishte një pjesë të punuar me rrjetë, e që i binte në një pjesë të fytyrës së saj.

Ajo u largua në një veshje të ndryshme gjatë ditës me shokun e saj të ngushtë Pepe Munoz, 34 vjeç, që ka bërë që të fillonin thashethemet për një romancë të mundshme në mes tyre.

Zjarr Tv Ad