7 korriku/ Meksi: Rama armik i shqiptarëve dhe socialistëve! Mund të përfundojë si në Sri Lanka

0
103
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati dhe aktivisti Redon Meksi ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe deklaratat gjatë protestës së 7 korrikut.

Meksi e ka quajtur kryeministrin Rama, armik të shqiptarëve dhe më shumë të socialistëve pasi po vepron në dëm dhe të tyre.

Duke iu referuar korrupsionit galopant në Shqipëri, Meksi ka bërë një paralelizëm mes situatës në Sri Lanka dhe në Shqipëri, ku Rama ndihet në siklet pasi situata mund ti kthehet nga personi me të gjitha pushtetet, në armikun e popullit.

Meksi: Dakord jam me shprehjen që armiku im është Edi Rama pasi ai është edhe armiku jonë. Sot edhe të PS-së duhet ta kenë armik Edi Ramën, pasi po vepron në dëm të tyre.

Në fakt Edi Rama e ka bërë veten të quhet armik. Rama sot është po njësoj si ai i Sri Lankës, presidenti. Para pak muajsh kishte kapur çdo institucion të shtetit në Sri Lanka, kishte gjykata në kontroll dhe çdo gjë tjetër. Familja e tij kishte 27% të pasurisë së shtetit. Sot nuk po gjente mundësinë të largohej nga vendi. Por brenda pak ditësh i ndryshoi situata nga më i forti më arroganti si Rama sot dhe u kthye në armikun e popullit. Dhe Edi Rama po e ndien këtë siklet që mund të vijë pasi ka kaq shumë korrupsion, marim vetëm me inceneratorët. Si akoma nuk po çohen njerëzit të marrin zvarrë ata njerëz përgjegjës.

Zjarr Tv Ad