“7 Prill 1939 Italia pushtoi Shqipërinë”, Ambasada amerikane: SHBA ishin i vetmi vend që e dënuan!

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada Amerikane ka rikujtuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia më 1939. Përmes artikulli të postuar asoj kohe, ambasada në një reagim në “Facebook” shkruan se në po këtë ditë, më datën 7 Prill të vitit 1939, Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm.

Ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin i vetmi vend që e dënuan pushtimin asoj kohe.

“Në këtë datë, 7 Prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia. Në të njëjtën ditë, gazeta Neë York Times raportoi se Sekretari Amerikan i Shtetit Cordell Hull, e dënoi sulmin si një “pushtim të ashpër dhe të dhunshëm”, i cili përbënte “padiskutim një kërcënim shtesë për paqen në botë”. Shtetet e Bashkuara ishin i vetmi vend që dënoi pushtimin në atë kohë. Sekretari Hull e bëri deklaratën e tij në një konferencë për shtyp me miratimin e Presidentit Franklin D. Roosevelt.

Sipas artikullit të Times, deklarata u pasua pak orë më vonë nga një protestë zyrtare për pushtimin, dërguar Departamentit të Shtetit nga Faik Konica, në atë kohë Ambasador i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Artikulli përfshin gjithashtu një foto të Konicës duke dëgjuar lajmet radiofonike të pushtimit italian në vendlindjen e tij”, shkruan Ambasada.

Zjarr Tv Ad