Kanë kaluar 8 vjet nga vdekja e Amy Winehouse, yllit ndërkombëtar të muzikës Soul.
Ish bashkëshorti i saj Fielder-Civil, që ka pranuar që ka qenë pikërisht ai që i ka mësuar këngëtares heroinën, kërkon tani në rrugë ligjore 1 milion stërlina nga pasuria e Amy, një shumë së cilës do i shtohen edhe ato mujoret.
Familja e yllit është shumë e zemëruar dhe e gatshme për një luftë ligjore: ’Nuk ka sjellë gjë tjetër veç dhimbje për të gjithë. Ti jepnim edhe para do të ishte e tepërt’, thonë familjarët.
Në 23 korrik 2011 Amy Winehouse u gjet pa jetë në shtëpinë e saj në Londër. ‘Love is e losing game’ ( shkruhet në një pjesë të këngës së saj Black to Black), një këngë ku tregohet marrëdhënia e saj jo e mirë me bashkëshortin Blake Fielder-Civil, me të cilin ka qenë e martuar nga 2007- 2009. Siç tregon vetë ai pas vdekjes së këngëtares, ka qenë ai që i ka mësuar këngëtares përdorimin e drogës, një gjë për të cilën ka thënë që është penduar.
Një burim pranë familjes Winehouse ka treguar për mendimin që ato kanë në lidhje me kërkesën e ish bashkëshortit të Winehouse: ‘Ai është një njeri që i ka marrë shumë para Amy gjatë kohës që ka qenë më të. Është fare e padrejtë që ai të përfitojë nga pasuria e saj’. Ylli nuk kishte lënë testament dhe e gjithë pasuria e saj prej 3 milion stërlinash i ka kaluar prindërve të saj Mitch dhe Janis.