Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot vendimin për ngritjen e komisionit hetimor bazuar në kërkesën e një grupi prej 50 deputetësh për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta.
Me 97 vota pro dhe 6 kundër dhe 1 abstenim, deputetët miratuan ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit.
Mësohet se deputetët Artur Roshi, Lefter Maliqi, Kujtim Gjuzi, Fatjona Dhimitri dhe Adriatik Alimadhi votuan kundër këtij projektvendimi, ndërsa Ralf Gjoni abstenim.
Puna e Komisionit Hetimor do të zgjasë 1 muaj përgjatë të cilit do të shqyrtohen të gjitha argumentet e ngritura nga Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit.
Më pas vendimi i shkarkimit të Presidentit Meta duhet të votohet nga 2/3 e parlamentit për t’u finalizuar nga organi legjislativ, por fjalën e fundit mbi shkarkimin ose jo e vendos Gjykata Kushtetuese.