“I pazëvendësueshëm”! ASH fjalë prekëse për Fatos Baxhakun

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit të mirënjohur shqiptar, Fatos Baxhaku, ka hidhëruar së tepërmi vendin.

Pjesë e këtij hidhërimi është bërë edhe Akademia e Shkencave, e cila ka përcjellë një mesazh ngushëllimi mjaft prekës.

“Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë”, shkruhet ndër të tjera në mesazhin e ASH.

Mesazhi i plotë:

Fatos Baxhaku u nda nga jeta. 😓

U nda nga jeta në mënyrë të parakohshme publicisti dhe kërkuesi shkencor Fatos Baxhaku. Për disa vite me radhë (1986-1992) Fatos Baxhaku punoi si kërkues shkencor në rrjetin e instituteve kërkimore albanologjike të Akademisë së Shkencave.

Përfundoi studimet doktorale për histori dhe botoi në gjermanisht bashkë me albanologun e mirënjohur Peter Bartl monografinë kushtuar doktrinës “cultus protectorati” të perandorisë biqefale austrohungareze për mbrojtjen e të krishterëve në Ballkanin otoman.

Vendi i tij në gazetarinë tradicionale dhe televizive gjatë tri dekadave të fundme ishte dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Fatos Baxhaku krijoi modelin e reporterit televiziv në një shoqëri të lirë.

Ishte i pari që, me emisionin dokumentar “Jashtë bulevardit” e shpërnguli gazetarinë shqiptare nga sallat e konferencave të shtypit, ku ishte vetëngujuar, tek jeta e njerëzve të zakonshëm të popullit, të braktisur në fatin e tyre.

I ndjeri Fatos Baxhaku e përcolli dijen dhe përvojën e tij tek gazetarët e rinj edhe si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe si editor në të përditshme të njohura.

I pabujshëm, po aq sa dhe i suksesshëm, Fatos Baxhaku do të kujtohet si njeri e profesionist i shkëlqyer, si koleg i dashur dhe drejtues dinjitoz.

Zjarr Tv Ad