Basha me emra: Kush janë kriminelët dhe hajdutët e PS

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si të rrezikshëm për jetën dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë.

Përmes një video-mesazhi në “Facebook”, në të cilën rendit të gjithë socialistët, që sipas tij, janë të lidhur me krimin, Basha shkruan se Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh.

Sipas kreut të opozitës, krimi dhe Rama janë të pandashëm, ndaj që të largohet krimi, duhet më parë të largohet kryeministri.

“Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë. Ai është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk”, shkruan Basha.

Ja banda e kriminelëve dhe hajdutëve me të cilët Edi Rama ka zaptuar çdo pushtet për të vjedhur Shqipërinë.Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 17. August 2019

Zjarr Tv Ad