Basha për biznesin e vogël: Me xhiro nën 140 mln lekë, përjashtohet nga TVSH

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar 4 hapat që PD ka në programin e saj qeverisës për të mbështetur biznesin e vogël, gjatë takimit me operatorët turistikë të Sarandës.

Basha tha: “Keni një biznes të vogël dhe jeni në luftë për mbijetesë për shkak të kostove të larta, naftës, korrupsionit natyrisht. Mund t’ju them që mungesa e shpresës vjen nga mungesa e vullnetit të kësaj qeverie për të sjellë ndryshim. Në kontrast me këtë qeveri, besojmë se një biznes i çliruar, i fuqizuar, i mëkëmbur, është në zemër të vizionit tonë për një Shqipëri me mirëqënies”.

“Ndaj jemi të përkushtuar për ulur, taksat; koston e prodhimit dhe korrupsionit. Jo se nuk ka pasur korrupsion më parë. Por do të vijë një situatë që qeveria në vend që ta mbrojë, do ta godasë korrupsionin, jo vetëm në goditjen e zyrtarëve të korruptuar, por edhe me masa.

Së pari, për biznesin e vogël ne propozojmë jo dhjetra tarifa e taksa e gjoba që vijnë kur nuk paguhen këto tarifa, por një taksë të vetme. Vetëm një taksë. Vetëm një me ligj: 0,5% të xhiros vjetore të paguar në tre këste.

Së dyti, propozojmë që biznes i vogël të konsiderohet çdo biznes me xhiro nën 140 milionë lekë të vjetra në vit. Në qoftë se ti ke një xhiro nën 140 mln lekë të vjetra në vit, do të konsiderohesh biznes si vogël dhe do të përjashtohesh nga sistemi i TVSH-së.

Së treti, me planin tonë për të eliminuar taksën Rama mbi naftën prej 240 lekësh për litër, ne do ta sjellim çmimin e naftës në parametra normalë të rajonit.

Së katërti, energjia elektrike që ka arritur çmime rekord në rajon, do të furnizohet me fshaa që do të synojnë çmime konkuruese për biznesin prodhues në tërësi. Këto janë katër hapat që lidhen direkt me biznesin e vogël.”

Zjarr Tv Ad