‘Kushtetuesja’, Basha: Puç institucional, duan gjyqtarë që falen natën në Surrel

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim në Sarandë me operatorët turistikë të zonës. Ai komentoi edhe zhvillimet e fundit sa i përket Gjykatës Kushtetuese.

“Këta duan të kapin gjithë drejtësinë. Duhet një drejtësi siç e parashikon Kushtetuta, jo drejtësi siç e parashikon Surreli. Edi Rama ka vetëm një qëllim, ose ta kapë ose ta bllokojë reformën në drejtësi. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, është grusht institucional”.

“Një Gjykatë e kapur, një drejtësi e kapur i shërben qeverisë dhe një grushti oligarkësh dhe jo ju. Zotimi i parë është vendosja e barazisë para ligjit dhe heqja e trarëve të korrupsionit. Korrupsioni nuk luftohet me fjalë por më vepra”.

“Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie. Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një Gjykatë Kushtetuese që nuk behet tender me përcaktim nga Ardian Dvorani, do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që treguar ju që 30 qershori është një proces farsë”.

Zjarr Tv Ad