Bashkia e Tiranës heq soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti, rrezik për qytetarët

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në të gjithë lagjet e kryeqytetit po merren masa për të parandaluar fatkeqësitë që mund të vijnë si pasojë e dëmtimeve që kanë pësuar objektet nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga termeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtareve. Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet dhe nëse konstatojnë një rrezik të tillë, të telefonojnë në nr 128.

“Në të gjithë Tiranën, shërbimi i emergjencave po heq me kujdes soleta, oxhaqe e panele të shkëputura nga tërmeti përpara se të rrezikojnë jetën e kalimtarëve!
Bashkëpunoni me autoritetet dhe telefononi falas në Nr. 128 për shërbimin Zjarrfikës në raste të ngjashme”, thekson Veliaj.

Zjarr Tv Ad