Avokati i Presidentit të SHBA, Rudy Giuliani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se investitori dhe filantropi Soros po përdor ambasadat amerikane në Europën Lindore për të mbrojtur veten e tij dhe për të sulmuar armiqtë. Më tej ai shton se Soros ka themeluar shoqërinë e tij DA për të liruar kriminelë. Giuliani shrpehet se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane në SHBA me në krye Trump. Në Europën Lindore përfshihet edhe Shqipëria, dhe në Shqipëri opozita bashkë me Presidentin Ilir Meta ka hedhur akuza të forta për lidhjen e Soros me kryeministrin Edi Rama.
Në Shqipëri Fondacioni Shoqëria e hapur e George Soros e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994.
STATUSI I RUDY GIULIANI
Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të lirohen. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij.