Tubimi i 2 marsit, Blushi: Manifestim madhështor me flamuj kuqezi, shmangni provokimet

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilltari i Presidentit për mediat, Tedi Blushi bëri një reagim në lidhje me tubimin e 2 marsit. Ai thekson në reagimin e tij se tubimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe vetëm me flamujt kuqezi. Blushi, u bën thirrje qytetarëve që në këtë manifestim nuk duhet të ketë dhunë ndaj institucioneve, ndërsa kërkon që të shmanget çdo provokim. Ai gjithashtu ka publikuar edhe numrat e telefonit apo emaile të personave që janë pjesë e grupit të punës për organizimin e këtij manifestimi.

Tedi Blushi: Të dashur qytetarë, Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga

Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi

Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani

Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

[email protected]

[email protected]

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI! 

 

Zjarr Tv Ad