Testohet vaksina anti-covid në Australi

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Australia vazhdon garën sikundër vendet e tjera të botës për gjetjen e një vaksine kundër virusit të ri Sars-Cov-2.Një përbërje kimike e krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Kuinslendit në vend nisi të hënën të testohej me 120 pacientë vullnetarë.Synimi që është vullnetarët të injektohen çdo katër javë me dy doza vaksine reale dhe plasebo apo me substanca kimikisht inerte për të parë sigurinë dhe reagimin e sistemit imunitar.Profesori Pol Jong, kryesuesi e ekipit të shkencëtarëve australianë, thotë se subjektet do të mbahen në mbikëqyrje për një periudhë 12-mujore, por rezultatet paraprake pritet të njihen brenda muajit shtator.“Të gjithë pjesëmarrësit janë vënë në dijeni për rreziqet e këtij testimi. Në testet laboratorike vaksina ka arritur ta neutralizojë virusin dhe duke pasur si përbërje bazë proteinat, nuk besojmë se siguria do jetë problem për njerëzit. Plani ynë është ta kemi vaksinën gati brenda gjysmës së parë të vitit tjetër, kur do mundemi të prodhojmë me shpejtësi miliona doza.”Australia ka mundur t’i shmangë bilancet e rënda të kovidit-19 si pjesa tjetër e botës falë reagimit të shpejtë dhe masave strikte.Në vend janë diagnostikuar rreth 10 mijë raste në total dhe 108 viktima, por të hënën autoritetet shprehën frikën se po përballen me një valë të dytë infeksioni.Për të 8-n ditë radhazi raportohen bartës të rinj të koronavirusit në numra dyshifrorë, vatra më e re e zbuluar këtë fundjavë në lokalin e një hoteli në juglindje të qytetit të populluar të Sidneit.

Zjarr Tv Ad