Përplaset për vdekje këmbësori,shpallet në kërkim 20-vjecari

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ELBASAN– Një 20 vjeçar ka aksidentuar me makinë 57 vjeçarin Durim Gjini dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme tek sheshi  “Gensher”, Elbasan, ku 20 vjeçari me iniciale Sh. B., duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin Durim Gjini.

Fatkeqësisht 57 vjeçari ka ndërruar jetë pas aksidentit. Policia ka shpallur në kërkim 20 vjeçarin dhe po punon për kapjen e tij.

Zjarr Tv Ad