Laç, infermierë dhe mjekë të infektuar, disa kthehen në punë duke rrezikur të përhapin virusin

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjendja në bluzat e bardha në Laç duket serioze nga të prekurit me Covid-19.

Disa mjekë dhe infermierë kanë rezultuar pozitiv dhe janë të karantinuar në banesat e tyre, një pjesë e tyre janë rikthyer në punë, por me rrezikun e nga përhapja e infeksionit të personeli i urgjencës dhe repartit të vizitave në qendrën shëndetësore të Laçit.

Spitali i Laçit është rrafshuar rreth një muaj me parë, ndërsa ende pirgu i madh i inerteve ndodhet pranë repartit të vizitave.

Urgjenca e spitalit ndodhet në një qendër bamirësie, por larg kushteve të nevojshme për një shërbim bashkëkohor.

Një numër i vogël pacientesh trajtohen në repartin e urgjencës, të tjerët dërgohen në spitalin rajonal Lezhë ose në Kryeqytet.

Nga personeli i mjekeve asnjë nuk shprehet për gjendjen, ndërsa ata që presin në radhën për vizita tregojnë për situatën e vështirë në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në Kurbin.

Zjarr Tv Ad