Kaos edhe në Kapshticë shikoni vargun kilometrik të makinave të shqiptarëve në pritje Kaos edhe në Kapshticë shikoni vargun kilometrik të makinave të shqiptarëve në pritje

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Radhë kilometrike shënohen në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Janë me dhjetra e qindra mjete të cilat presin për të kaluar kufirin shqiptar drejt shtetit grek në radhë të cilat shkojnë në të paktën 3 km.

Arsyeja është nxitimi i qytetarëve për të dalë nga vendi para datës 16 gusht kur nisin edhe masat e forta parandaluese për koronavirusin të vendosura nga Greqia, për të gjithë shtetasit që hyjnë në tokën helene, duke përfshirë edhe karantinimin për 7 ditë si dhe tamponin për Covid-19, pagesa e të cilit duhet të mbulohet nga vetë qytetarët.

Ata thonë se janë telefonuar edhe nga pronarët e tyre nga Greqia, të cilët u kanë kërkuar të përfundojnë pushimet dhe të kthehen para datës 16 gusht në Greqi, për të shpëtuar nga karantina 7 ditore, pasi në të kundërt mund të humbin vendet e tyre të punës.

Zjarr Tv Ad