Në hamamin e ZEUSIT

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...
Shkruar nga Ermal Mulosmani.
Ishte ora rreth 5 pasdite kur Zeusi u fut në hamamin e Pallatit Zeusor. Zbriti me ashensorin personal dhe u zhyt në mjegullën e nxehtë që i depërtonte në poret e trupit dhe bënte të avullonin jo vetëm helmet apo energjia e keqe por edhe i kthjellonte mendimet.
Pak përpara se Zeusi të zbriste në hamam, Fusheja, adjutanti i tij, i tha për një thashethem që po përhapej këto kohë nëpër popull. Uriah Hipi kishte hapur fjalë se “ai ka në dorë betejën zgjedhore të Zeusit”.
I merrte tellallët një e nga një dhe u thoshte “Publikojeni këtë”. Kjo e kishte zemëruar Zeusin më shumë sesa ambicia qesharake dhe e kotë e Uriahut! Mirë që pranoi të organizoj zgjedhje por u dashka të durojë edhe që dikush tjetër ka në dorë fatin e tyre.
Pikë e zezë!
Zeusit iu kujtua se si kjo tentativë për të vënë në dyshim pushtetin absolut të tij nuk ishte e para. Dikur i kishte dhënë një mësim të madh Uriahut me punën e palmave dhe varjes në njërën prej tyre. Nja dy vjet u zhduk i ngrati, hante thonjt dhe çonte kasnecë në Olimp për tu shpjeguar. Ato kohë ishte betuar që nuk do të mendonte më. Mendimet ia kishin fajin. Kishte dy vjet që kurohej, por, ja, prapë iu shfaq ai i flamosur mendim!
Zeusi porositi Fushenë të lajmëronte tellallët kryesorë të zbrisnin pas tre orësh në hamam. Do i takonte vetë një nga një. Porositi edhe të shtrohej darkë për ta.
Rreth orës shtatë të mbrëmjes në hamam zbriti i pari, Zbatoni. Ky nuk mund të vinte me turmën, ky ishte tellalli ndryshe. Takoi Fushenë dhe zbritën në Hamam me shpresën se Zeusi do dilte pak përpara dhe do takohej me të.
Por Zeusi kishte humbur në mjegullën e bardhë të hamamit dhe nuk kishte Zbaton as Fushe që e nxirrte prej andej.
Për një çast, Olimpi i tij u zhvendos në qendër të qendrës së botës, në zemrek të saj, turma thërriste emrin e tij, tellalët kryesorë botërorë hapeshin me foton e tij, nga paradhoma e informuan që Kancelari i Gjermanisë dhe Presidenti i Francës po prisnin prej dy orësh të takoheshin me të… Sapo i ra ziles për të mundësuar hyrjen e tyre në audiencë, përpara tij u shfat Zbatoni!
Ohhh, çfarë zhgënjimi!
Gjithsesi pamja e mahnitur e fytyrës së Zbatonit, qeshja servile e stamposur në fytyrën e tij dhe shikimi adhurues e ngushëlluan pak. Atij njeriu i qeshte edhe xhaketa kur kishte përballë Zeusin.
E rëndësishme për Zbatonin ishte që kur të vinin të tjerët ai të ishte bashkë me Zeusin, kaq. Të tjerat rregulloheshin. Zeusi mori një peshqir dhe mbuloi mesin nën shikimin e lartpërmendur të Zbatonit.
Fusheja e lajmëroi që po vijnë Zymeri dhe Klyshi!
Zymeri ishte i preferuari i Zeusit. Ai nuk kishte konkurentë, ai ishte i besuari nr 1 i tij. Sa herë duhej të sulmonte kundërshatrët Zeusi i rrëfehej Zymerit. Dikur Zymeri i pat nxirë jetën por tashmë kjo i përket të shkuarës. Mirëpo ardhja e tij me Klyshin ishte paradoksale. Kaq negativitet në një ambient të mbyllur e detyronte Zeusin të futej edhe një herë në hamam!
Zeusi vendosi të ishte miqësor me ta.
“Ho me Zymer, ça bohet, a do e arrimë objektivin thu”?
“Po i arrita unë dhe Klyshi objektivat tona nuk ka diskutim”- u përgjgij Zymeri.
“Ashtu thu ë”? – shtoi Zeusi dhe nëpërmend i vajtën tokat, hotelet, inceneratorët, koncesionet…. “Në të sëmës”- mendoi, këta më mirë t’i kesh pro se kundra.
Iu kujtua Zbatoni që donte veç një buzëqeshje e një fjalë të mirë dhe për herë të parë u ndje keq. I qeshi dhe i hodhi dorën në qafë…
E kotë të shpjegoj se çfarë ndodhi me Zbatonin….
Pastaj mbërrinë me radhë turi i tellallëve. Erdhi Kyçi me Myçin, këta janë shokë të hershëm. Myçi kishte bërë një studim për miqësinë shekullore shqiptaro-serbe dhe armiqësinë vetëm disa vjeçare.
Zbatoni u ngrys kur e pa.
“Si je Kyç, si të shkojnë punët”?
“Mirë shef”, u përgjigj Kyçi. “Këtë javë kam arritur 431 shikues online me intervistën tënde. E festova me Myçin. I dhurova një palë tiranda të reja”.
Ndërkohë futen në Hamam edhe Burdushi, Nailja, Toger Zepa, Hiçi me Lëndinën.
“PO këtë çe deshe aman”? -iu drejtua Zeusi, Fushesë kur pa toger Zepën.
“Se kush i kishte treguar që ka pritje në Hamam dhe pas saj darkë. Mu lut aman të jem edhe unë të ha një darkë se e kursej nga shtëpia. Mos qesh, kështu, me kursime ia kam arritë të bëj 1 milion Euro”!
“O Zot”… mendoi Zeusi.
Ndërkohë Myçi po i tregonte Kyçit për librin e fundit të Kunderës:
“Një personazh i librit, doktor Shkreta, mjek gjinekolog që kuronte gratë me probleme pjellorie, kur shteronin gjitha mundësitë (zakonisht problemet i kishin bashkëshortët) kishte gjetur një zgjidhje origjinale. Një eprovetë e mbushur deri në gjysmë me lëng të bardhë nga i tiji….dhe gratë mbesnin shtatzënë si me magji”!
Në këtë kohë Nailja që po dëgjonte gjithë kërshëri u zbeh! “Burdushi…” mendoi me zë…
“Po”- i tha Burdushi që ishte shumë afër dhe e dëgjoi.
Jo jo e kam fjalën për një Burdush tjetër – vazhdoi Nailja. Prej atij momenti i ra entuziasmi, as nuk fliste asgjë…
Burdushi sapo kishte marrë vesh që gruaja e tij, një personazh shumë i njohur në tellallin e Klyshit, ishte hequr nga organika e punonjësve të hidraulikut dhe duhej bërë diçka, të futej në organikën e gjelbërimit. Jo më kot rrylat e fytit të tij u çorën në përkrahje të Zeusit fuqiplotë. Mirëpo këto sektorë i mbulonte Uriahu! Nuk po dinte si ta hapte muhabetin….
Ndërkohë, i pa ftuar mbërrin vetë Uriahu! Dikush i kishte treguar për mbledhjen në hamam dhe e kishte nuhatur gabimin e tmerrshëm të djeshëm! Duhej korrigjuar menjëherë!
Sa mbërrit në derë ia priti:
“ Vaksinën ka për ta shpikur ii pari Zeusi ynë i madh e i lavdishëm”!
Zeusi e pa me indiferencë. Çfarë t’i bënte?! Zymeri i futi krahun Zeusin dhe e mori mënjanë :
“Lëre o burrë se nuk di ça flet”!
Zbatoni u bë zi, Fusheja po qeshte. U bëri me shënjë të ftuarve se mbledhja ia arriti qëllimit dhe darka është gati.
Toger Zepa ia mësyu i pari.
Zjarr Tv Ad